Hysaj, sa kushton Ferrari 488 GTB që u dogj?

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Elseid Hysaj ishte protagonist i një aksidenti vërtet dramatik, i cili mund të kthehej në një tragjedi. Futbollisti i Lazios ishte në bordin e Ferrarit 488 GTB me vjehrrin e tij kur makina mori flakë papritur. Dyert u mbyllën dhe të dy fillimisht u bllokuan brenda. Fatmirësisht më pas kanë arritur të dalin, ndërsa makina është shkatërruar. Por sa kushton supermakina?

Ferrari 488 GTB i Hysajt, është vetëm një nga shumë automjetet luksoze që i përkasnin mbrojtësit kuqezi. Shkaku i zjarrit të makinës duket se i atribuohet një defekti të supozuar të prodhuesit. Pas aksidentit, lojtari ka bërë një ankesë.

Ferrari që u dogj ishte 488 GTB, një model që ka një çmim standard prej rreth 230 mijë euro. Makina është e aftë të përshpejtojë nga 0-100 km/h për 3.0 sekonda dhe nga 0-200 km/h për 8.3 sekonda, me një shpejtësi maksimale prej 330 km/h, falë motorit V8 bi-turbo, me 670 CV.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme