I dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë, arrestohet 39-vjeçari në Greqi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia greke  ka arrestuar Eduard Vushaj, një shtetas shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për një dënim të dhënë nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2016.

39 vjeçari Vushaj, i cili u arrestua në Greqi ishte dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë, e kryer në vitin 2013 në fshatin Grabom.

Gjatë këtij akti kriminal, ai dhe një tjetër shtetas kishin ndaluar një automjet dhe, duke përdorur armë  kishin marrë paratë dhe automjetin e dy personave, të cilët i plagosën gjithashtu me thikë.

Aktualisht, po vijon bashkëpunimi ndërkombëtar për ekstradimin e  39- vjeçarit në Shqipëri.

Policia bwnw tw ditur si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.

Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.

Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë).

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme