I prishën kontratën pas postimeve për luftën në Gaza, Mainz 05 humb në apel dhe i detyrohet El Ghazi-t 1.5 mln €

Klubi i Bundesliga-s, Mainz 05 do të jetë i detyruar që të paguajë 1.5 milionë euro Anwar El Ghazi pasi ky i fundit fitoi edhe në apel betejën ligjore me ish-skuadrën e tij.
Lojtari, të cilit iu ndërpre kontrata njëanshmërisht nga klubi gjerman pas postimeve që bëri mbi luftën në Gaza më 3 nëntor të 2023-it, ka vendosur që një pjesë të 1.5 milionë eurove që do të përfitojë nga –ish-skuadra e tij t’i dërgojë në Gaza.
Anwar El Ghazi ka bërë me dije se 500.000 mijë euro do t’i kalojnë një projekti për fëmijët në Palestinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




