I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Kosovë, arrestohet në Tepelenë 44-vjeçari, pritet të ekstradohet

Aktualitet | 1 vit më parë

Një 44-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi është arrestuar në Tepelenë mëngjesin e kësaj të diele (26 tetor).

Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ai u vu në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, procedurë që do të kryhet nga Interpol Tirana.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”.        

Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.     

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi:

N. Sh., 44 vjeç.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme