Ibrahimoviç vlerwsohet me çmimin President’s Awards Uefa

Presidenti i UEFA-s, Alexsander Ceferin, vetëm pak minuta para shortit të Ligës së Kampionëve, i dorëzoi Zlatan Ibrahimovic çmimin e President’s Awards Uefa. “E pranoj këtë çmim me nder të madh dhe e falënderoj presidentin Ceferin. Do të thotë që kam arritur diçka në karrierën time, kam luajtur me klube dhe lojtarë të shkëlqyer”.
“Një gol që e mbaj mend më shumë se të tjerët? Kam 10 më të mirët dhe nuk është keq. Duhet të them se ai kundër Buffon nuk ishte i keq, dhe ai kundër Anglisë gjithashtu nuk ishte i keq…”, tha ish-sulmuesi suedez, një këshilltar i lartë te AC Milan.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




