Infantino viziton Kosovën me ftesë nga Presidentja Vjosa Osmani

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të vizitojë ditën e nesërme Kosovën. Presidentja Osmani ka ftuar zyrtarisht numrin një të FIFA-s pasi do të organizojë edhe një ceremoni ku do ta dekorojë.
“Ky akt i lartë institucional është një dëshmi e respektit që Republika e Kosovës ka për rolin dhe kontributin e z. Infantino si President i FIFA-s, për zhvillimin e futbollit tonë dhe afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Gianni Infantino ka pasur fatin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016, të shpallë Kosovën anëtare të barabartë të FIFA-s, një moment ky historik që e ndryshoi përgjithmonë rrugëtimin tonë si shtet”, thuhej mes të tjerash në letrën publikë të bërë për këtë event nga kreu i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi.
Me 141 vota pro dhe 23 kundër Kosova u njoh nga FIFA më 13 maj të 2016-ës gjatë punimeve të Kongresit të 66-të të organizmit në fjalë, i cili u mbajt në Meksikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




