Infrastruktura e burgjeve në vend, Qose: Do rikonstruktohen 9 IEVP

Nëntë institucione të vuajtjes së dënimeve penale në Shqipëri do të rikonstruktohen përgjatë vitit 2025, si dhe brenda muajit shkurt do të shpërndahen 14 autoambulanca të reja. Konfirmimi ka ardhur nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose gjatë një takimi që zhvilloi në Lezhë me Këshillin Drejtues të Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë. Sipas Qoses, janë mbyllur të gjitha procedurat dhe pritet të nisin investimet, ndërsa shtoi se po punohet për digjitalizimin e të gjithë sistemit në burgje.
“Janë mbyllur të gjitha procedurat për restaurimin e 9 IEVP. Është mbyllur procedura për 14 autoambulanca, sikurse po përgatitet revolucioni digjital në sistemin e burgjeve”, u shpreh Qose.
Mos trajtimi me paga siç duhet sipas gradave, mospagesa e orëve shtesë si dhe vështirësitë në punë, ishin disa prej problematikave të cilët ngritën punonjësit e burgjeve.
Në fund te këtij takimi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mori përsipër zgjidhjen e disa problematikave, siç është pagesa e orëve shtese si dhe sigurimi i vaktit ushqimor për punonjësit në burgje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




