Integrimi në BE/ Rama: Reforma për kontrollin financiar, e domosdoshme. Të rritet cilësia e inspektimit në burime njerëzore dhe teknologji
“Reforma për kontrollin financiar është e domosdoshme”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të mbajtur me ministrat në kuadër të diskutimeve për punën e bërë deri tani dhe kushtet e reformat që duhen përmbushur për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kreu i qeverisë renditi disa nga detyrat që duhen plotësuar deri në vitin 2027, kur procesi i negociatave do duhet të përmbyllet me qëllim anëtarësimin e plotë të vendit brenda kësja dekade.
Në këtë kuadër, ai theksoi si të domosdoshme kontrollin financiar, duke shtuar se aktualisht ka nisur një punë paraprake.
“Kontrolli financiar. Progresi është i kufizuar. Reforma për kontrollin financiar është e domosdoshme. Kemi nisur një punë paraprake”, tha ai, duke u ndalur më tej te siguria ushqimore.
Për këtë të fundit, Rama theksoi se reforma e inspektimit duhet të vijojë dhe se është kyç drejtimi politik i reformës nga të gjitha ministrisë për shmangien e ndërhyrjeve partiake dhe qokave politike.
“Pa hyrë në gjithë të tjerat, por duke e mbyllur me sfidën e sfidave që është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit. Reforma e inspektimit duhet të vazhdojë dhe është kyç drejtimi politik i reformës nga gjithë ministrisë në sensin e mbrojtjes së reformës nga qokat politike dhe ndërhyrjet partiake.
Është e domosdoshme që ka filluar me AKU dhe të vazhdojë të shtrihet me gjithë inspektoratet e tjera për të garantuar burime njerëzore cilësore. Niveli i inspektimit të rritet ndjeshëm, është kyç për të garantuar reformat që janë duke u bërë në këto drejtime. Në fund të ditës çështja shkon te zbatimi dhe zbatimi ka domosdoshmëri dhe monitorimin e vazhdueshëm”, theksoi ai.
Duke vijuar më tej te kontrolli i kryer nga institucionet e BE-së në pikat ku trajtohet gjëja e gjallë, Rama deklaroi se janë lënë një sërë detyrash, plotësimi i të cilave e çon më përpara progresindhe e bën më të afërt plotësimin e kushteve.
“Kontroll i kryer në institucionet e BE lidhur me pikat ku trajtohet gjëja e gjallë. Lidhur me blegtorinë, që është një nga komponentët më delikatë dhe të vështirë të procesit të anëtarësimit në BE.
Fushë që kërkon monitorim dhe kontroll shumë sistematik dhe kompetent nga ana e institucioneve tona.
Është e domosdoshme që këtë proces ta shoqërojmë me një rritje domethënëse të cilësisë së inspektimit në burime njerëzore dhe teknologji”, përfundoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




