Inter, arrihet marrëveshja me Stones

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Sipas raportimeve të fundit të mediave italiane, Interi po intensifikon kontaktet për të fituar garën për Stones. Lojtari anglez është i disponueshëm me parametër zero pas skadimit të kontratës së tij me Manchester City-n më 30 qershor.

Mbrojtësi qendror u ishte ofruar zikaltërve në disa raste gjatë javëve të fundit, por tashmë raportohet se Ausilio dhe Marotta kanë vendosur të veprojnë, duke arritur një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.

Ekziston një marrëveshje verbale me mbrojtësin anglez; tani mbetet vetëm që ajo të formalizohet me shkrim.

Nuk kanë munguar ofertat për Stones – Chelsea dhe madje Arsenali ishin të interesuar, e po ashtu edhe Juventusi kishte tentuar të merrte informacion dhe të hynte në garë në orët e fundit – por aktualisht Interi është në krye dhe mund ta mbyllë marrëveshjen shumë shpejt. Në fakt, Stones u ka dhënë përparësi zikaltërve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme