Inter-Barcelona, pjesëmarrja në finalen e Mynihut vlen 18.5 mln €

Përtej aspektit sportiv finalja e Mynihut këtë sezon vlen shumë për ekipet për shkak të premios që ka vendosur UEFA për dy finalistet.
Siç dihet për dy skuadrat që do të luajnë aktin e fundit të këtij edicioni të Champions League UEFA ka vendosur një premio që kap shifrën e 18.5 milionë eurove.
Do të jetë kjo shifra që do të arkëtojë sot në mbrëmje njëra mes Interit dhe Barcelonës. Klubi katalan ka bërë me dije se nga ecuria e mirë në këtë sezon të Champions League ka përfituar plot 116,563 milionë euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




