Inter, trajneri Chivu pas fitores me Veronën: Fituam përballë një skuadre të rrezikshme

“Ishim me fat kundër Veronës që ka identitet, cilësi dhe është e stërvitur mirë. U përballëm me një skuadër të rrezikshme dhe të organizuar mirë, e cila në disa momente të ndeshjes na shkaktoi probleme. I pritëm pas golit të parë, që t’i bënim të merrnin rreziqe. Ata janë të mirë në topat e dytë dhe barazuan ndeshjen. Ne ishim pak të ngadaltë në atë fazë”. Ky është komenti i Cristian Chivu pas fitores së Interit, 2-1 në Verona.
“Lautaro nuk po shënon? Kjo nuk është e vërtetë, ai shënoi në Bruksel. Nuk duhet të krijojmë një situatë kur nuk ekziston. Ai është forca jonë lëvizëse dhe e bën veten të disponueshëm, duke punuar shumë”.
“Thuram? Është gati, por i mungon paksa forma fizike. Ne zgjodhëm të mos e mernim sepse nuk do ta kisha futur sot. Dua lojtarë që janë në formë, kam pasur probleme në karrierën time. Nëse i fut pas tre seancave stërvitore, rreziku i dëmtmit është i lartë dhe ky është një gabim që nuk do ta bëja kurrë”, përfundoi Chivu.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




