Interi fiton miqësoren brenda familjes, Asllani titullar shënon gol

Itali | 1 vit më parë

Inter i Chivu rikthehet në fushë gati një muaj nga ndeshja e fundit që luajti sezonin e kaluar ku u eliminua nga Kupa e Botës për Klube nga skuadra e Fluminense.

Zikaltrit u ndeshën me ekipin e moshave deri në 23 vjeç për të rigjetur ritmin e humbur në pushimet verore. Ndeshja e zhvilluar në Pinetina, ku Interi sfidonte ekipin që do të debutojë në Serie C pas pak ditësh, përfundoi me shifrat 7-2 ndërsa në listën e golashënuesve vendosi emrin e tij edhe Kristjan Asllani.

Shqiptari ishte autor i goli të 3-2 në minutën e 32’ kur mposhti Melgrati nga pika e bardhë pas penalltisë të fituar nga Bonny. Aktivizimi i shqiptarit nga minuta e parë ka lënë disi dyshime sa i përket të ardhmes së tij në Milano pasi vetëm pak ditë më parë drejtuesit e klubit deklaruan se mesfushori ishte në listën e lojtarëve në dalje.

INTER (3-5-2): Sommer; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Sucic, Asllani, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Bonny, Lautaro.

Trajner: Cristian Chivu

INTER U-23, (3-5-2) Melgrati; Re Ceçoni, Prestia, Alexiou; Cinquegrano, Berenbruch, Bovo, Kamate, Coçhi; Mosconi, Spinaccè.

Trajner: Stefano Vecchi


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme