Interi gjobitet 50 mijë euro për fishekzjarrin që goditi portierin Audero

Ndëshkimi vjen pasi në sfidën e luajtur në fushën e Cremonese, portieri i ekipit vendës u godit nga një fishekzjarr që erdhi nga sektori i tifozëve miq.
Gjobë 50 mijë euro për atë që ndodhi në Cremona. Gjykatësi sportiv ka dënuar kështu klubin zikaltër pas fishekzjarrit të hedhur dejt portierit Emil Audero. Ndëshkimi vjen jo vetëm për materialin piroteknik të hedhur në fushën e lojës, por natyrisht pë faktin se është goditur një lojtar kundërshtar, çka solli ndërprerjen e ndeshjes.
Gjykatësi gjithsesi ka marrë në konsideratë disponibilitetin e klubit zikaltër dhe bashkëpunimin për identifikimin e shpejtë të përgjegjësve për atë incident të shëmtuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




