Interi, pas kampionatit vjen edhe Kupa

Pasi suksesit në kampionat për herë të 21-të, Interi i Chivu-së festoi gjithashtu titullin e dhjetë të Kupës së Italisë duke kompletuar dopietën në këtë sezon. Zikaltërit mposhtën 2-0 Lazion në finale, që njëkohësisht humbi dhe kualifikimin në Europa League.
Në minutën e 14-të, Marusic ishte i pafat, duke devijuar një goditje këndi të Dimarco-s për t’i dhënë formacionit zikaltër epërsinë. Në skenë edhe Dumfries, i cili i shërbeu Lautaro-s topin për golin e dytë në minutën e 35-të pas gabimit të Tavares.
Në pjesën e dytë, Noslin dhe Dia u përpoqën të rikthenin bardhekaltërit në lojë, ndërsa Luis Henrique dhe Zielinski ishin pranë thellimit të rezultatit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




