Investime si milioner në Shqipëri – Emisioni më i ri në RTSH, “Kuota”, rekomandon të rinjtë
Projektimi i të ardhmes si milioner shpesh fillon si ëndërr.
Në emisionin më të ri të televizionit publik, “Kuota”, që nis në RTSH 1, eksperti i ekonomisë, Gavril Lasku, u shpreh se kjo ëndërr ka lidhje me vetëbesimin.
“Një person i cili do t’i hyjë rrugës së vështirë për t’u bërë milioner, gjëja e parë që duhet të kalojë dhe t’i mbushë mendjen vetes është që ai është i aftë të bëhet milioner,” tha z. Lasku.
Edhe më i rëndësishëm për suksesin është fusha e investimit, por edhe vendi.
“Të bëhesh milioner duhet të investosh në një fushë ku do të ketë rritje të shpejtë. Nëse ti bën një zgjidhje teknologjike, e cila ka akses në gjithë botën, atëherë shanset për t’u bërë milioner janë më të mëdha. Pothuajse gjysma e vendit jeton jashtë Shqipërisë, kështu që me futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, këto biznese bëhen sa më konkurruese,” tregon Maks Caslli, drejtuesi ekzekutiv i American Capital.
“Në vend të sloganit ‘investo dhe pasurohu nesër’, unë do të sugjeroja që të mendosh sot dhe nesër të mos shkosh në Gjermani,” sugjeroi z. Lasku në emisionin “Kuota”.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




