Investimet në Malësi të Madhe, Marinaj: Projekte për ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike

Aktualitet | 8 muaj më parë

Investimet në shërbimet bazë dhe infrastrukturë janë prioritet për Bashkinë e Malësisë së Madhe gjatë vitit 2026. Kryebashkiaku Tonin Marinaj veçon si ndër investimet më të rëndësishme për këtë vit projektet për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike në disa zona, të cilat përballen me problematika.

“Do bëhet një studim te Syri i Sheganit nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve për të pasur ujë të bollshëm dhe për të bërë një ndarje mes Koplikut dhe zonës tjetër. Quhen projekte shumë të rëndësishme për zonën. Energjia elektrike që shkon deri në zonën e Tamarës do jetë një shtysë edhe për biznesit. Është nënshkruar kontrata dhe këtë vit finalizohet”, deklaroi kryebashkiakut Marinaj.

Sipas kryebashkiakut Marinaj, investimet e realizuara vitet e fundit me fondet e qeverisë në infrastrukturën rrugore, veçanërisht në akset që të çojnë drejt pikave turistike malore ,kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve dhe në zhvillimin e bizneseve lokale.

“Në Malësinë e Madhe, pjesa e infrastrukturës është në nivele te tmerrshme. Po të flasim për ato zona që janë drejtpërdrejtë me turizmin malor, siç është Lëpusha. Do investohet për ujësjellës kanalizimin dhe rrugën e biçikletave”, tha ai.

Malësia e Madhe është kthyer vitet e fundit në një nga zonat më të frekuentuara për turizmin malor dhe atë liqenor. Për këtë arsye, investimet në infrastrukturë dhe shërbime publike konsiderohen thelbësore për ndërtimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme