Investimi i FSHF në Prrenjas, vijojnë punimet për ndërtimin e dy fushave të reja

Futboll Vendi | 11 muaj më parë

Po vijojnë me ritme të larta punimet për ndërtimin e dy fushave të reja sportive në Prrenjas, projekt i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë e Prrenjasit, në kuadër të investimeve për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit.

Punimet ndodhen aktualisht në fazën përfundimtare të ndërtimit të bazamentit, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të nisë shtrimi i tapetit artificial. Projekti përfshin ndërtimin e një fushë me përmasa olimpike dhe një mini-fushë, ku fëmijët do të kenë mundësi të stërviten dhe të luajnë futboll në kushte optimale.

Këto ambiente të reja sportive do t’u shërbejnë sportistëve të rinj, shkollave dhe komunitetit lokal, duke krijuar kushte më të mira për stërvitje dhe aktivitete sportive.

Federata e Futbollit vijon angazhimin për të zgjeruar dhe modernizuar infrastrukturën sportive në bashkëpunim me pushtetin vendor, me synim rritjen e pjesëmarrjes dhe zhvillimit të futbollit në të gjithë vendin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme