IPARD III drejt çeljes në 2026- Financat përmbyllin paketën, fondet rifillojnë brenda vitit
Ministria e Financave ka përmbyllur me sukses përgatitjen e paketës së akreditimit për Programin IPARD III, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aksesimit të fondeve të Bashkimit Evropian.
Ky proces u realizua nën drejtimin e Zyrtarit Kombëtar Autorizues (ZKA), me mbështetjen e strukturave përkatëse dhe institucioneve përgjegjëse.
Dokumentacioni i përgatitur është i plotë dhe në përputhje me standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Paketa përfshin kërkesën për besimin e detyrave të zbatimit buxhetor, si dhe prova të detajuara për përmbushjen e kritereve të Komisionit Evropian.
Dorëzimi i saj përbën një moment kyç në rrugën drejt çeljes së fondeve IPARD III gjatë vitit 2026.
Në vijim, procesi do të kalojë në fazën e vlerësimit nga shërbimet e Komisionit Evropian, përfshirë analizën e dokumentacionit dhe verifikime në terren.
Ministria e Financave mbetet e angazhuar për të siguruar përthithjen efektive të këtyre fondeve, në funksion të zhvillimit të bujqësisë dhe zonave rurale në vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




