Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Botë | 7 muaj më parë

Irani thotë se do të mirëpriste Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin.

Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, ambasadori iranian në Moskë, Kazem Jalali, ka deklaruar se Irani do të mirëpriste Rusinë si ndërmjetës për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Ky qëndrim vjen në një intervistë të fundit me TASS, ku Jalali theksoi se Irani ka katër kërkesa kryesore për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme me SHBA-në dhe Izraelin:Ndërprerje e plotë dhe përfundimtare e agresionit dhe akteve terroriste, garanci të besueshme se agresioni nuk do të përsëritet, kompensim i plotë për dëmet e shkaktuara dhe respektim i sovranitetit dhe juridiksionit të Iranit, përfshirë në Ngushticën e Hormuzit.

Ambasadori falënderoi Rusinë dhe vendet e tjera për përpjekjet e tyre ndërmjetësuese, por theksoi se paqja varet kryesisht nga plotësimi i këtyre detyrimeve. Ai shtoi se Irani gjithmonë koordinon me aleatët e tij strategjikë, duke përfshirë Rusinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme