Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

Botë | 8 muaj më parë

Ambasada amerikane në Bagdad është shënjestruar nga një valë sulmesh me dronë dhe raketa nga Irani.

Burime irakiane të sigurisë, në një deklaratë për Agence France-Presse (AFP), e cilësuan si “sulmin më intensiv që nga fillimi”.

Sipas të njëjtave burime, kanë qenë tre dronë dhe katër raketa që janë lëshuar drejt ambasadës, ku një prej tyre u rrëzua brenda saj.

Ndërkohë burime të tjera raportuan për Reuters se dy prej dronëve që fluturonin drejt ambasadës amerikane u rrëzuan, ndërsa një i tretë goditi brenda kompleksit.

Gjashtë orë më parë, ambasada kishte lëshuar një alarm të ri sigurie për qytetarët amerikanë në Irak, ku paralajmëroi se “milicitë terroriste të lidhura me Iranin kanë sulmuar vazhdimisht Zonën Ndërkombëtare” në Bagdadin qendror.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme