Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset në Greqi anija me 8 ton sodë, shpëtohen 9 anëtarët e ekuipazhit
Një anije mallrash me flamur të Vanuatu-së është mbytur në një zonë shkëmbore në veri të Andros. Mediat greke bëjnë me dije se anija e cila po operonte nga Shqipëria në Ukrainë transportonte afërsisht 8 ton metrikë sodë, goditi fillimisht shkëmbinjtë dhe më pas u fundos.
Në bordin e kësaj anije ndodheshin 9 anëtarë të ekuipazhit, të cilët u shpëtuan me sukses nga ndërhyrja e menjëhershme e Rojës Bregdetare, ndërsa shkaqet e incidentit po hetohen.
Tetë prej anëtarëve të ekuipazhit ishin shtetas turq dhe një ishte shtetas nga Azerbajxhani.
Të mbijetuarit u transportuan shëndoshë e mirë në portin e ishullit dhe, sipas informacioneve fillestare, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, dy anije speciale kundër ndotjes dhe anije të Rojës Bregdetare po shkojnë drejt vendngjarjes për të parandaluar ndotjen detare.
Anija e pasagjerëve Samos, tre anije kalimtare dhe një helikopter i Forcave Ajrore Helenike reaguan menjëherë duke ofruar ndihmën e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




