“Ishte një kënaqësi”, Endrick largohet nga Reali i Madridit

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Endrick është tashmë një hap pranë transferimit te Lyon. Braziliani do të largohet nga Real Madridi në formë huazimi gjatë merkatos të dimrit, duke synuar të rifitojë kohën e lojës dhe qëndrueshmërinë në mënyrë që të kualifikohet për thirrjen e Ancelottit për Kupën e Botës.

Sipas Defensa Central, lojtari i lindur në vitin 2006 tashmë u ka thënë lamtumirë shokëve të tij të ekipit: “Ka qenë një kënaqësi të kaloj këtë kohë me ju. Shpresoj të fitoni La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Do ta festoj.”

Raportet sugjerojnë se Endrick është dukshëm i emocionuar dhe i trishtuar që largohet nga “Los Blancos”, por në të njëjtën kohë i vetëdijshëm se ky veprim është më i nevojshëm se kurrë për zhvillimin e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme