Itali-Gjermani për rekord, gjermanët fitojnë setin më të gjatë në historinë e volejbollit

Sporte të tjera | 2 muaj më parë

Një set volejbolli që hyn direkt në analet e historisë së volejbollit botëror me shifrat e tij për rekord. Ndeshja mes Italisë dhe Gjermanisë, e vlefshme për FIPAV Cup Men Elite, hyn në albumin e rekordeve për setin (i pari) më të gjatë në histori.

Gjermanët e mbyllën këtë set 66-64, pas një ore e gjysmë loje. Thyhet kështu rekordi i mëparshëm, që i takonte ndeshjes së Volley Nations League mes Argjentinës dhe Polonisë, e zhvilluar më 28 qershor 2026. Një nga setet u mbyll 50-48, pas 62 minutash lojë.

Për dy skuadrat ishte një test në prag të Europianit të volejbollit. Italia debuton më 10 shtator në Napoli, ku do të përballet me Suedinë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme