Italia ka drejtorin e saj të ri teknik, Maldini ka thënë po

Fundjava duhej të ishte vendimtare, dhe… duket se e tillë ishte. Kombëtarja më në fund ka drejtorin e saj të ri teknik, pasi Paolo Maldini ka pranuar ofertën e bërë nga presidenti i ri i FIGC, Giovanni Malagò. Krahas ish-mbrojtësit dhe drejtorit të AC Milan, një tjetër ish-lojtar i shkëlqyer i kuqezinjve, braziliani Leonardo, një i besuar i Maldinit, do të shërbejë si këshilltar.
“Presidenti i FIGC, Giovanni Malagò, ka kënaqësinë të njoftojë se Paolo Maldini ka pranuar pozicionin e Drejtorit Teknik të Federatës. Paolo Maldini do ta kryejë këtë rol së bashku me Leonardon si këshilltar. Giovanni Malagò gjithashtu do t’i besojë Paolo Maldinit presidencën e Club Italia”, njoftoi FIGC.
Tani, në pritje për trajnerin. Detyra e parë e Maldinit dhe Lonardos do të jetë emërimi i njërit prej Roberto Mancinit dhe Antonio Contes si trajner kryesor të të kaltërve. I pari duket të jetë favoriti i qartë, por një njoftim duhet të jetë vetëm çështje ditësh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



