Italia, Spalletti drejt Gjermanisë: Do të bëj tre ose katër ndryshime

Në intervistën në prag të ndeshjes Gjermani-Itali në Ligën e Kombeve, trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti siguron se beson në mundësinë e përmbysjes së 1-2 të ndeshjes së parë.
“Ka disfata që duhen bërë të duken si gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë dhe kjo është një prej tyre. Për shkak se ne ramë dakord të luajmë një lojë të gjithanshme, një kundër një, kundër lojtarëve të një niveli fizik mbresëlënës, e bëmë mirë duke luajtur nga baza dhe duke krijuar situata për të shënuar gola”.
“Në disa momente vuajtëm, por nuk pranuam pothuajse asgjë përveç disa pakujdesive. Bëmë atë që duhej të bënim dhe kishim situatat për të fituar ndeshjen”.
Shtatëdhjetë e dy orë pas ndeshjes në San Siro, në Dortmund trajnerit do t’i duhet domosdoshmërisht të zëvendësojë disa nga aktorët (“pak a shumë katër ndryshime”), por njofton se skenari që do të interpretohet do të jetë i njëjtë me filmin e parë në ‘Meazza’.
“Që në fillim do përpiqemi të propozojmë sërish të njëjtat gjëra, jam i bindur se nëse arrijmë të kemi të njëjtën sjellje si të enjten, rezultati do të jetë i ndryshëm. Më pas kemi mundësinë të kemi pak imagjinatë në lojtarë të ndryshëm, të cilët mund të na japin dorën në gjëra individuale”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



