Iuliano i rikthehet episodit të famshëm: Ronaldo unik, por nuk ishte penallti! Ajo Juve ishte më e fortë se Interi

Futboll Bota | 2 vite më parë

Mark Iuliano rikthehet të flasë për kontaktin e diskutueshëm në zonë me Ronaldo “fenomenin”, i cili më 26 prill të vitit 1998 shkaktoi polemika që nuk u shuan kurrë.

“Nuk ishte një faull. Është e gjitha interpretim. Unë mbetem i bindur se arbitri Ceçarini e peshoi episodin si duhet. Unë mbeta i palëvizur, mora një pozicion. Ronaldo, me shpejtësinë e tij të çmendur, erdhi dhe u përplas mbi mua. Nuk kisha asnjë synim që të bëjë faull. Thënë kjo, më duket si mungesë respekti, si për madhështinë e Ronaldos, ashtu edhe për mua, për ata që insistojnë që ne të dy të kujtohemi vetëm për atë moment.

Ajo që ndodh në fushë përfundon në fushë. Gjatë këtyre viteve unë dhe Ronie jemi takuar disa herë dhe nuk kemi folur kurrë për këtë episod. Ronaldo ishte një sulmues i jashtëzakonshëm, më i madhi me të cilin jam përballur ndonjëherë. Ata që e duan futbollin do të donin që Ronaldo të luante përgjithmonë.

Ajo Juve e 1998, megjithatë, ishte më e fortë se Interi. Ata kishin Ronaldon, ne kishim Zidane dhe Del Piero, dhe ne ishim më shumë një ekip”, ka thënë mes të tjerash ish-mbrojtësi bardhezi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme