Izmir Smajlaj, i pari në Slloveni

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Izmir Smajlaj ka marrë pjesë në një tjetër garë ndërkombëtare. Bëhet fjalë për mitingun e katërt ndërkombëtar “Robert Preloga” në Ptuj të Sllovenisë. Në një kohë me shi të rrëmbyer dhe kushte të këqia atmosferike, Smajlaj nuk ka rrezikuar shumë.

Për t’u ruajtur nga dëmtimi, të paktën dhe sipas trajnerit të tij, Gjergji Ruli, nuk ka kërcyer në pedanë, por në tartan. Ka bërë vetëm katër kërcime, ndërsa rezultati i tij më i mirë ishte 7.30 metra. Të tjerët i kishte në kufinjtë e 7.08 metra, 7.02 metra e 6.98 metra. Më parë në një garë në Selanik, Smajlaj, që vinte nga një dëmtim i gjatë, ka arritur 7.90 metra.

Në fundjavë së bashku me Luiza Gegën, David Nikollin, Franko Burrajn etj do të jetë në Kampionatin Ballkanik të të rriturve në Izmir të Turqisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme