Jackson shtang Evertonin, Chelsea kthehet në zonën Champions

Në ndeshjen e javës së 34-ët të Premier League, lufta për kualifikimin në Champions League të sezonit të ardhshëm bëhet më e ashpër. Chelsea rinis veten, duke mposhtur Everton 1-0 falë golit të Jackson dhe duke u barazuar përkohësisht me Nottingham Forest në vendin e pestë.
Tani është me 60 pikë me katër ndeshje nga fundi. Blutë janë padyshim aty për Champions. Humbje pa pasoja për Evertonin, tashmë i sigurt dhe njëkohësisht jashtë luftës për Kupat e Europës.
Newcastle rikthehet në vendin e tretë, duke mposhtur Ipswich 3-0. I njëjti rezultat, 3-0, për Wolverhampton ndaj Leicester. 3-2 për Brighton ndaj West Ham, Fulham fiton 2-1 në finale ndaj Southampton.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




