Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro dënohet me 27 vjet burg për komplot për grusht shteti në Brazil

Botë | 1 vit më parë

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është dënuar me 27 vjet e 3 muaj burgim nga Gjykata e Lartë për drejtimin e një komploti që synonte përmbysjen e rendit demokratik pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022 ndaj Luiz Inácio Lula da Silvës.

Paneli prej pesë gjyqtarësh vendosi me shumicë se Bolsonaro kishte udhëhequr përpjekjet për të qëndruar në pushtet në mënyrë të paligjshme, duke shkelur ligjet kushtetuese të vendit. Ai gjithashtu u shpall fajtor për organizimin e një grupi kriminal dhe nxitje për grusht shteti.

Bolsonaro, 70 vjeç, aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak dhe i është ndaluar kandidimi për poste publike deri në vitin 2033. Avokatët e tij e quajtën vendimin “absurd dhe të tepruar” dhe paralajmëruan apelim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme