Jo vetëm Tirana, në garë për Redon Xhixhën janë edhe Drita e Shkëndija e Tetovës

Futboll Vendi | 10 muaj më parë

Emri i Redon Xhixhës është në qendër të merkatos dimërore për momentin. Sulmuesi që luajti në Algjeri së fundi përflitet si një përforcim i mundshëm i Tiranës për gjysmën e dytë të këtij sezoni.

Xhixha, i shpallur kampion me Tiranën disa sezone më parë, mund të bëjë një sforco për të kontribuuar në shpëtimin e kësaj skuadre nga rënia një kategori më poshtë. Në anën tjetër, ai mund të joshet edhe nga skuadra të tjera shqiptare me pretendime madhore.

RTSH mëson se futbollisti 27-vjeçar ka marrë ofertë edhe nga Drita në Kosovë dhe Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Të dyja këto skuadra kanë siguruar të ardhura të konsiderueshme nga pjesëmarrja në grupet e Conference League këtë sezon, kështu që mund të përballojnë kërkesat e larta financiare të Xhixhës.

Tani i mbetet sulmuesit të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën: do të kthehet në Superiore, apo do të ndryshojë sërish kampionat.    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme