Jorge Mendes: Nuk e kuptoj të gjithë zhurmën që rrethon Lamine Yamal!

Jorge Mendes ka reaguar mbrëmjen e kaluar për atë që po ndodh mbi njërin prej klientëve të tij. Bëhet fjalë për lajmet dhe situtat e krijuara rreth Lamine Yamla, të cilit i ka ardhur në mbrojtje njëri prej menaxherëve më të fuqishëm në botën e futbollit, i cili edhe e asiston prej disa muajsh.
“Nuk e kuptoj përse ka kaq shumë zhurmë përreth Lamine Yamal. Të gjithë kemi qenë 18 vjeç dhe të rinj. Ashtu siç tha edhe presidenti Laporta, Lamine është një lojtar i talentuar dhe ka nevojën e të gjithëve ne që ta mbështesim e ta shtyjmë përpara. Ai është një lojtar për të cilin flet e gjithë bota”, tha 55-vjeçari. Në fjalën e tij Mendez la të kuptohej se klienti i tij kishte shumë shembuj ku mund të frymëzohej.
“Lamine është unik dhe ta krahasosh me lojtarë të tjerë nuk është diçka e mirë. Ai e ka të qartë se duhet të bëjë rrugën e tij, por më këtë nuk mund të themi se nuk mund të shikojë lojtarë si Messi dhe Cristiano, të cilët kanë bërë një karrierë fantastike duke administruar mjaft mirë jetën e tyre private. Një tjetër shembull i mirë është edhe ai i Iniesta. Lamine Yamal duhet të punojë në këtë drejtim dhe të bëhet më I miri I dy dekadave të ardhshme”, tha Mendez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




