Juve ndalet nga Verona, Orban i përgjigjet Conceiçaos

Futboll Bota | 1 vit më parë

Në ndeshjen e javës së katërt të Serie A, Juventusi ngadalësoi ritmin përballë Veronës dhe humbi kështu mundësinë e një “pokeri” fitoresh. Ndeshja në stadiumin Bentegodi përfundoi 1-1. Bardhezinjtë mbeten në krye të tabelës ndërsa presin Napolin, i cili luan kundër Pizës të hënën.

Conceiçao zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të. Vendasit barazuan  në minutën e 44-të: Joao Mario preku topin me dorë dhe Orban nuk gaboi nga pika e bardhë, duke shënuar golin e tij të parë në Serie A. Në pjesën e dytë, goli i Serdarit u anulua për pozicion jashtë loje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme