Juventusi hidhet në sulm për Frattesi, por përjashton shkëmbimin me Thuram

Merkatoja e janarit ndizet në aksin Milano-Torino. Në fokus tani është Davide Frattesi, mesfushori italian që deri në këtë pjesë të sezonit ka gjetur shumë pak hapësirë dhe largimi nga Interi duket shumë pranë.
Frattesi kërkon të luajë sa më shumë që të mos humbasë Botërorin. Ai është gati të lërë Milanon dhe një nga klubet që e ndjekin në prag të merkatos është Juventusi i trajnerit Luciano Spalletti. Ky i fundit ka besuar te kualiteti i mesfushorit edhe në kohën që drejtonte Italinë.

Juventusi ka nevojë të forcojë mesfushën dhe Frattesi është një opsion interesant. Interi sezonin e kaluar, kur lojtari u kërkua nga Roma, kërkonte shitjen përfundimtare të tij për 30-35 milionë euro. Të njëjtat kërkesa zikaltrit kanë edhe tani, edhe pse mesfushori nuk ka luajtur rregullisht.
Javët e fundit pati zëra për një shkëmbim të mundshëm: Frattesi te Juventusi dhe Khéphren Thuram tek Interi, ku do të gjente vëllanë Marcus. Por këtë pistë e hodhi poshtë Giorgio Chiellini.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




