Juventusi synon Tonalin

Futboll Bota | 2 vite më parë

Vlerësimi ka qenë gjithmonë aty, martesa nuk u realizua kurrë. Sandro Tonali dhe Juventusi janë afruar gjithmonë, por kurrë nuk janë zgjedhur përfundimisht. Kur mesfushori u transferua nga Brescia te Milani, bardhezinjtë u përpoqën të prishnin punë, por zemra e Sandros i përket “Djallit”.

Sot, pas transferimit në Angli, Tonali nuk do ta përçmonte një rikthim në Itali, përfshirë Juventusin. Gjithçka varet nga raporti mes dy klubeve: Juve dhe Newcastle kanë marrëdhënie të shkëlqyera (operacioni Kelly ka hapur një kanal mes dy klubeve) dhe me vullnetin e mirë të të gjithëve, mund të gjendet një zgjidhje për të mbyllur një marrëveshje me kosto të përballueshme.

Ndoshta duke futur në operacion edhe Douglas Luiz që nuk po shkëlqen në Torino dhe ka lënë një kujtim të shkëlqyer në Angli.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme