Kalaja: Mosmarrja pjesë e PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore ishte vendimmarrje e gabuar, me ndikim politik dhe moral tek demokratët

Politikë | 12 muaj më parë

Ish-drejtuesja e Gjykatës së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka kritikuar vendimin e PD-së për të mos marrë pjesë me kandidatë të saj në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, por për të mbështetur kandidatë të pavarur.

Në emisionin “3D” në RTSH, me Alban Dudushin, Kalaja e cilësoi vendimmarrjen si “vendimmarrje të gabuar” dhe “anti-statutore”.

“Mos marrja pjesë në zgjedhje është vendim i gabuar, mbështetur mbi një keq-kalkulim… Refuzimi për të marrë pjesë me kandidatë në zgjedhje ishte anti-statutor, me ndikim politik dhe moral, kundër interesave të PD-së dhe demokratëve,”, u shpreh Kalaja.

Ajo theksoi se situata aktuale e Partisë Demokratike pas këtyre zgjedhjeve ishte “më e keqe” krahasuar me 11 Majin, pavarësisht mospjesëmarrjes direkte. Sipas saj, dëmi i strukturave të partisë është faktor kyç.

Ajo përmendi ndikimin që ka pasur ish-kryetari Lulzim Basha në shkatërrimin e strukturave të PD-së.

Kalaja argumentoi se formula e mbështetjes së kandidatëve të pavarur (siç ishte kërkesa e partisë “Mundësia” të Shehajt) ishte një skemë e keqkalkuluar.

Një kritikë tjetër ishte fakti që PD-ja po merret vetëm me denoncimin e “farsës zgjedhore”, pa bërë një analizë të thelluar të problematikave të brendshme, që shtrihen deri te zgjedhjet e 11 Majit (lista e mbyllura/hapura, Kodi Zgjedhor, listat e zgjedhësve).

“PD-ja po bën të njëjtat gabime si Basha që u mor vetëm me veten,” – theksoi Kalaja, duke shtuar se mungesa e mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe refuzimi i analizës “mund të jetë ndikuar nga deputetë që kishin rezultate të dobëta në zgjedhje”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme