Kalemaj: Kurti nuk i humbet zgjedhjet e parakohshme. Ka një opozitë komode
I ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1, analisti Ilir Kalemaj deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në një pozitë të favorshme nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi përballet me një opozitë të dobët dhe të papërgatitur.
Sipas tij, tentativa e Kurtit për të provokuar zgjedhje të reja në dhjetor ka nxjerrë në pah mungesën e një strategjie të qartë nga opozita.
Kalemaj theksoi se Kurti do të hynte në zgjedhje si favorit, ndërsa opozita mbetet e copëtuar dhe pa një alternativë të qartë.
“Unë mendoj se zoti Kurti ka disa armë nën mëngë, apo disa asa që nuk i kanë partitë e tjera. Ka partinë më organizuar dhe ka interesin më të madh për të pasur zgjedhje të parakohshme. Kur Kurti provokoi me idenë e zgjedhjeve të parakohshme në dhjetor apo ndoshta pak më vonë, të gjithë partitë e tjera politike me përjashtim të LDK-së e cila me gjysmë zëri u mundua të thoshte që mund të ishte një opsion por jo i pari, partitë e tjera e kundërshtuan dhe gjatë kësaj kohe kanë kërkuar që të vijohet me punën për krijimin e institucioneve por duke mos pasur guximin, vizionin, strategjinë për tu bashkuar në mënyrë që të sfidojnë autoritetin e Kurtit”, u shpreh Kalemaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




