Kalendari i ri i FIFA-s, në shtator Kombëtaret do kenë në dispozicion tri javë

Më pak udhëtime për lojtarët dhe më shumë ditë në dispzicion për komisarët teknik që të punojnë me të grumbulluarit e tyre. Ndryshimet në kalendar të bëra nga FIFA, të cilat do të marrin jetë në 2026-ën dhe që do të zgjasin të paktën për katër vite, janë bërë duke menduar në këto dy drejtime.
FIFA ka bërë me dije se ndeshjet e Kombëtareve të shtatorit dhe tetorit do të luhen të gjitha së bashku brenda tre javësh (21 shtator-10 tetor).
Ky ndryshim i bërë nga FIFA do të jetë në fuqi për të paktën deri në 2030.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




