Kampionatet e moshave, Lushnja shpallet kampion i Kategorisë së Parë U-13

Lushnja U-13 është shpallur ekipi kampion i Kategorisë së Parë për edicionin futbollistik 2024-2025. Lushnja e kishte siguruar një javë më parë titullin kampion të këtij edicioni, teksa në ndeshjen e fundit të luajtur ditën e enjte kundër Pepës, takimi përfundoi me fitoren 2-0 për myzeqarët.
Ekipi i Lushnjes e mbylli kampionatin në vendin e parë me një total prej 59 pikësh të grumbulluara në 22 javë. Në ceremoninë e zhvilluar nga Federata e Futbollit në fundin e sfidës, kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, Maksim Tegu i dorëzoi trofeun e kampionit dhe medaljet djemve të vegjël lushnjarë.
Kampionati i Kategorisë së Parë U-13 ishte i organizuar në dy faza dhe morën pjesë 12 ekipe në total.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



