Kampionati Europian i Peshëngritjes, Ertjan Kofsha fiton medalje të bronztë

Ertjan Kofsha ka fituar medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes në Kampionatin Europian të Peshëngritjes U23 për peshën deri në 94 kg, që po zhvillohet në Durrës dhe po transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Peshëngritësi shqiptar ka ngritur me sukses 158 kg në provën e parë dhe 162 kg në provën e dytë në stilin e shkëputjes, ndërsa ka dështuar në provën e tretë, ku tentoi të ngrinte 167 kg.
Gjeorgjiani Jajvani fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes, pasi ngriti 166 kg.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




