Kane paralajmëron Serbinë: Nëse dëgjojmë kore raciste braktisim fushën!

Harry Kane është i vetëdijshëm se transferta serbe nuk ka vështirësi vetëm në fushë ose më saktë me situata, të cilat kanë të bëjnë vetëm me sportin.
Në konferencën e djeshme për shtyp kapiteni i Anglisë ka qenë i qartë përballë gazetarëve kur u shpjegoi se askush nuk ka ndër mend që të tolerojë thirrjet raciste nga shkallët e stadiumit “Rajko Mitic”.
“Kemi përjetuar një situatë të tillë në ndeshjen kundër Bullgarisë. UEFA ka përgatitur një protokoll për këto situata dhe ne e njohim shumë mirë. Shpresoj shumë të mos kemi nevojë që ta përdorim në takimin e radhës. Nëse do të dëgjojmë kore raciste apo situata të tilla të ngjashme e dimë se çfarë do të bëjmë. Jemi të fokusuar në këtë ndeshje dhe kërkojmë që ta fitojmë atë”, tha sulmuesi i Bayern-it të Mynihut.
Skuadra vendase nuk do të ketë sonte mbështetjen e një stadiumi të plotë pasi UEFA ka dënuar Serbinë duke i reduktuar numrin e tifozëve për shkak të incidenteve me sfond racist që ndodhën qershorin e kaluar në takimin kundër Andorrës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




