Kaosi me kalendarin/ Arrihet akordi, derbi i Romës dhe gara Champions të dielën në mesditë

Gara e Champions-it në Serie A do të zhvillohet njëkohësisht të dielën, në orën 12:00. Lega dhe Prefektura, që fillimisht e kishin spostuar derbin e Romës në orën 20:45 të së hënës për çështje të rendit publik të lidhura edhe me turneun e tenisit, kanë gjetur akordin, duke evituar kështu “bishta” të tjerë.
Roma-Lazio, Como-Parma, Genoa-Milan, Juventus-Fiorentina dhe Pisa-Napoli do të luhen në datën e parashikuar që në fillim, rreth 5 orë nga finalja e turneut të tenisit, ku do të marrë pjesë edhe presidenti Mattarella, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë në “Olimpico” mes tifozëve të Romës dhe Lacios.
Tar-i ishte i qartë për këtë çështje: ose vendosni ju, ose mendojmë ne nesër! Mesazhi është kuptuar po ashtu qartë nga palët, që kanë arritur akordin për zhvillimin e ndeshjeve në të njëjtën kohë të dielën.
Mbetet i konfirmuar programi i “Internazionali” në tenis, me finalen e meshkujve që luhet në orë 17.00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




