Kapet në Shkodër i kërkuari ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

Aktualitet | 8 muaj më parë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 83”, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër, lokalizuan, identifikuan dhe arrestuan shtetasin S. H, 34 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Operacioni tregon vazhdimësinë e punës gjurmuese dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të policisë shqiptare për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme