Karkaleci dëmton të mbjellat, dëme të konsiderueshme në bujqësi në Gjirokastër

Sociale | 2 vite më parë

Qindra hektar  tokë me kullota dhe të mbjella bujqësore janë dëmtuar nga prezenca e  karkalecit. Fermeri nga Valareja Marsel Sulo thote se ky  insekt ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pemëtari dhe perimore.

“Kemi problem të madh sepse karkaleci shkon kur perimet lëshojnë gjethet e reja dhe perimet thahen”, tha Marsel Sulo, fermer.

Balil Bineri Specialisti i Bujqësisë  pohon  se në qarkun e Gjirokastrës ka disa vatra  infektimin nga  ky  insekt. Ndërkohë shton se nga viti në vit ka ulje të vatrave të infektimit.

“Mund të përmendim zonën e Dropullit, në kullota, në Labovë, kemi disa vatra në zonën e Përmetit”, tha Balil Bineri, Specialist i Bujqësisë.

Burimet nga drejtoria e bujqësisë Gjirokastër bëjnë më dije se  janë mbi 100 mijë lloje karkalecash por më dëmtuesit për qarkun tonë konsiderohen  dy lloje karkalecash ,karkaleci maroken dhe Italian

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme