Kategoria e Parë, Besa-Korabi dhe Skënderbeu-Lushnja në RTSH

Kategoria e Parë | 11 muaj më parë

Kategoria e Parë rikthehet ditën e premte për të luajtur ndeshjet e javës së 13-të, e cila pritet të dhurojë përballje të forta dhe rezultate që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zonën e kreut dhe atë të mbijetesës. Java nis të premten me dy sfida interesante, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjeve do të luhet të shtunën.

Të premten në orën 13:30, Besa pret Korabin në stadiumin “Luz i vogël”, takim që do të keni mundësi ta ndiqni në RTSH Sport, një duel mes dy skuadrave që janë në kërkim të vazhdimësisë dhe pikëve të rëndësishme për pjesën e sipërme të klasifikimit.

Në të njëjtën ditë, por në orën 15:30, Skënderbeu do të përballet me Lushnjën në Korçë. Vendasit synojnë të mbajnë kreun, ndërsa miqtë duan të bëjnë kthesën për të larguar presionin e rezultateve.

Të shtunën, në orën 13:30, do të zhvillohen katër takimet e tjera. Pogradeci- Iliria, Luftëtari -Apolonia, Kukësi-Burreli dhe Kastrioti-Laçi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme