Kategoria e Parë: Laçi-Apolonia dhe Pogradeci-Luftëtari në RTSH

Java e 6-të e Kategorisë të Parë do të luhet të premten dhe të shtunën. Dy sfidat që do të luhen ditën e premte do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Në orën 14:00, luhet përballja Pogradeci-Luftëtari, takim që mund ta ndiqni në RTSH Sport.
Liqenorët aktualisht pozicionohen në vendin e katërt në kuotën e 8 pikëve dhe një fitore tjetër do t’i jepte më tepër moral e besim skuadrës së Memës për të vijuar trendin e fitoreve e për të qëndruar brenda objektivave. Një kampionat me shumë luhatje për gjirokastritët, të cilët ende nuk kanë marrë fitoren e parë në kampionat, me një bilanc prej 4 barazimesh e një humbje, megjithatë ekipi drejtuar nga Besmir Shabani vjen me ambicien për të treguar forcën e tyre dhe për të surprizuar liqenorët.
Në RTSH 2, në të njëjtin orar transmetohet Laci-Apolonia, kurbinasit në vendin e dytë me 9 pikë, të njohur për lojën e tyre pragmatike dhe për presionin që ushtrojnë në fushën e tyre, kërkojnë të marrin maksimumin për të harruar shpejt humbjen kundër Skënderbeut e për të blinduar dy vendet e para, ndërsa nga ana tjetër Apolonia po tregon karakter e dëshirë dhe vendi i tretë nuk është një rastësi.
Të shtunën në orën 14:00 do të luhen 4 takimet e tjera të javës: Iliria-Besa, Skënderbeu-Kukësi, Burreli-Korabi dhe Lushnja-Kastrioti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




