Kategoria e Parë në RTSH: Besa feston 100-vjetorin me fitore, Skënderbeu pëson humbjen e parë në kampionat

Kanë përfunduar takimet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 9-të të kampionatit. Besa feston në mënyrën më të mirë 100-vjetorin e themelimit, pasi mposht 3-1 Kukësin dhe merr fitoren e parë sezonale në kampionat.
Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport nuk ka patur shumë histori, pasi kavajasit kanë zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë, duke shënuar 3 gola. Ballhysa nga pika e bardhë e penalltisë shënon për Kukësin në pjesën e dytë. Besa fiton ndeshjen me rezultatin 3-1 dhe merr fitoren e parë sezonale në kampionat.
Skënderbeu pëson humbjen e parë sezonale në kampionat, pasi është mposhtur nga Kastrioti me rezultatin 3-2. Pogradeci merr një fitore të çmuar në Peshkopi, duke mposhtur 2-1 Korabin vendas.
Laçi ndalet në një barazim pa gola 0-0 në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas. Në barazim të bardhë 0-0 mbyllet edhe sfida Burreli-Lushnja.
Pas përfundimit të javës së 9-të, Skënderbeu vazhdon të kryesojë i vetëm renditjen me 22 pikë, i ndjekur nga Laçi me 17 pikë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




