Kategoria e Parë në RTSH/ Laçi rikthen Sensoy-n në futbollin shqiptar

Kategoria e Parë | 1 vit më parë

Një njohje e vjetër e futbollit shqiptar është rikthyer sot në aksion. Bëhet fjalë për trajnerin karizmatik Naci Sensoy, i cili do të drejtojë skuadrën e Laçit.

Klubi bardhezi njoftoi pak çaste më parë arritjen e marrëveshjes me teknikun në fjalë, i cili njeh mirë futbollin shqiptar pasi ka drejtuar edhe skudra si Bylis e Kukësi.

Naci Sensoy do të zëvendësojë në Kurbin trajnerin Stefano Senigagliesi, i cili më herët kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij si trajner i bardhezinjve për motive familjare.

Sensoy do të debutojë me ngjyrat bardhezi në përballjen me Lushjen, takim ky që do të mbahet në 2 nëntor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme