Kategoria e Parë në RTSH: Luftëtari surprizon Pogradecin, Apolonia ndal Laçin

Kategoria e Parë | 1 vit më parë

Emocione të shumta ka dhuruar sfida Pogradeci-Luftëtari në RTSH Sport. Gjirokastritët fitojnë 3-2 në transfertë dhe marrin fitoren e parë sezonale në kampionat.

Miqtë shënojnë dy gola të shpejtë me Diamantin dhe Isterin, por vendasit ngushtojnë shifrat me Rodriguez. Në fund të pjesës së parë një episod vendimtar. Gjyqtarja Rusta fillimisht akordon penallti për Luftëtarin, por më pas vendos që të mos japë 11-metërsh dhe të ndëshkojë me karton të kuq Peren e Pogradecit, për faull jashtë zone. Mbyllet 2-1 për miqtë pjesa e parë.

Pogradeci barazon shifrat sapo nis pjesa e dytë. Loja është e bukur dhe plot ritëm, madje të dyja skuadrave iu anulohet nga një gol për pozicion jashtë loje. Nyanguila shënon golin e fitores për gjirokastritët në minutat e fundit të takimit. Mbyllet 3-2 për Luftëtarin, që merr fitoren e parë të sezonit.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Laçi është ndalur në shtëpi nga Apolonia në një barazim 1-1. Kurbinasit mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Nerguti, por fierakët barazojnë me Trifonin në pjesën e dytë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme