Kategoria e Parë, Pogradeci-Besa është sfida finale e Play Off-it

Pogradeci dhe Besa ndjekin ëndrrën për një vend në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.
Liqenorët kanë mposhtur në shtëpi 3-0 Kastriotin në gjysmëfinalen e Play Off-it. Greca realizon në pjesën e parë, ndërsa Pius shënon dy gola për pogradecarët në minutat e fundit të takimit.
Në gjysmëfinalen tjetër, Besa ka mposhtur 2-0 Ilirinë në Fushë Krujë. Kordeiro dhe Çinuendu shënojnë dy gola të shpejtë për kavajasit, që falë këtij suksesi sigurojnë një vend në finalen e Play Off-it.
Pas këtyre rezultateve, finalja e play-off-it do të luhet më 11 maj, në ora 17:00, mes Pogradecit dhe Besës në stadiumin “Elbasan Arena”. Fituesi i kësaj përballjeje do të sfidojë skuadrën e vendit të tetë në “Abissnet Superiore”, për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




