Kategoria e Parë: Skënderbeu nis shkëputjen, Bicaj debuton me fitore te Lushnja

Kategoria e Parë | 1 vit më parë

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Skënderbeu merr fitoren e radhës në shtëpi, pasi ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Kukësin në Korçë.

Ditmar Bicaj debuton me fitore në krye të Lushnjës. Lagunarët mposhtin 3-2 Kastriotin dhe pas 5 barazimeve radhazi në kampionat, marrin fitoren e parë sezonale.

Korabi merr një fitore të rëndësishme 3-0 në transfertë përballë Burrelit, ndërsa Besa vazhdon të zhgënjejë, pasi është mposhtur 2-1 në Fushë Krujë nga vendasit e Ilirisë.

Pas 6 javësh të luajtura, Skënderbeu kryeson i vetëm renditjen (16 pikë) i shkëputur plot 6 pikë nga ndjekësit më të afërt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme